1946

Falë pasionit të tij për biçikletën Mario themeloi ZANCHETTA, me prodhimin e tij artizanal të aksesorëve për biçikleta.

1975

Gregorio vazhdon angazhimin e babait të tij duke zhvilluar ide të reja të projektimit duke u fokusuar tek zagarat e bicikletave .Duke e bërë kompaninë një pikë referimi për sektorin në nivel kombëtar.

2008

Andrea merr drejtimin e kompanisë trashëguar nga gjyshi Mario dhe nga babai Gregorio,pasionin dhe idetë krijuese që zhvillohen me ndihmën e teknologjive të reja në 3d.

2017

Delocalizimi i prodhimit në Shqipëri (Vlorë) me një investim nga UNIONMETAL blen dhe modernizuan impiantet e prodhimit. Forca punëtore shqiptare monitorohet dhe trajnohet nga teknikë të kualifikuar italianë të cilët janë vazhdimisht të pranishëm në vend.

UnionMetal ka një strukturë moderne prej rreth 1500 m2, të pajisur plotësisht për prodhimin e aksesorëve për biçikleta të mesme dhe të mëdha, me referencë të veçantë për zgarat e përparme dhe të pasme në çelik dhe alumin. Kompania është e dedikuar për projektimin, prodhimin, marketingun dhe shpërndarjen e produkteve në nivele ndërkombëtare.
Vendi i prodhimit ndodhet në Shqipëri në qytetin e Vlorës , me përdorimin e stafit vendas të kualifikuar, të mbikqyrur nga teknikë italianë.

I gjithë procesi i prodhimit kontrollohet deri në fazën e fundit para paketimit dhe dorëzimit.
UnionMetal është një kompani e përditësuar, në sajë të inovacionit dhe kërkimit të vazhdueshëm. UnionMetal i kushton vëmendje të veçantë cilësisë, rregullave në fuqi duke përdorur teste të rregullta dhe kontrolle të cilësisë mbi produktet.